Në seancën e sotme është thirrur Minstri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave ku tha se gjobat nuk kanë të bëjnë ministrinë por është e rregulluar me ligj, përcjell InLajmi.
Murati tha se borxhet nuk mund të falen, pasi që shteti nuk mbahet me faljen e borxheve.
“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së”, tha ai.
Ministri i Financave u shpreh se në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim. Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj.
“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.
Kujtojmë se kjo interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /InLajmi/