Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar për vdekjen e luftëtarit të UÇK-së, Luan Kleqka, përcjell InLajmi.
Haradinaj u shpreh për të ndjerin se ishte luftëtar i dalluar.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e luftëtarit të dalluar të UÇK-së, Luan Kleqka.
Ikja në amshim në moshë ende të re, e bënë Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet.

Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin.
Luani u prehtë në paqe!RH. /InLajmi/