Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Gjilan kanë bastisur fshatin Kufc të epërm të Novobërdës, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë kjo bastisje ka filluar lidhur me një rast të mëhershëm në kërkim të disa dëshmive dhe gjatë basisjes janë gjetur dhe sekuestruar disa karikatorë, disa fishekë dhe një pistoletë, si dhe 2 karikatorë.
Bastisja ka ndodhur në shtëpinë e një personi 54 vjeçar i cili është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale:
- një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,
- njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe
- një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe
- dy karikatorë (cal. 7.62)
Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore. /InLajmi/