Në seancën e sotme nuk është miratuar rezoluta për debatin parlamentar të propozuar ng Partia Demokratike e Kosovës, raporton InLajmi.
Deputetja nga rradhët e PDK-së Blerta Deliu e ka bërë paraqitjen e propozimit rezolutes, në bashkëpunim me 2 partitë e tjera opozitare, me LDK-në dhe AAK-në. Pro kësaj rezolute ishin vetëm 27 deputetë.
“Nuk e kam pritur që një iniciativë nga partitë në pushtet të shihet diçka e gabuar. Kuvendi të obligoje qeverinë që të ndaj buxhet shtesë për mësimdhënësit parauniversitar me shtesë prej 100 euro për tre muaj. Të harton planin për orët e humbura. Obligon qeverinë që pas marrjes së opinionit të IKShPK-së që nga e hëna të kthehem të gjithë në shkolla, dhe që deri në shtator të jenë të vaksinuar të giithë mësimdhënësit. Të ndaj mjetet shtesë për komunat që kanë nevojë”, tha Deliu. /InLajmi/