Në vazhdën e takimeve zyrtare me përfaqësuesit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, përcejll InLajmi.
Me këtë rast, Ambasadorja Jusufi e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, Ministri Mehaj, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të deritashëm duke shprehur interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si 2 vende fqinj për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes. /InLajmi/