Kryeministri Albin Kurti tha se takimi i paralajmëruar në mes të këtij muaji me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk do të jetë vazhdim i dialogut, përcjell InLajmi.
Më vonë Kryeminstri Kurti tha që do të jemi të përgaditur por nuk është takim i dialogut prandaj nuk është mirë që të nxerrim platform dhe startegji.
“Siç e kemi deklaruar pa ndërprerë ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu. Më 18 maj ka pasur një datë të përbashkët dhe nuk ka pasur as takim dhe as dialog bilateral. Takimi i mesit të qershorit nuk është i paraparë për ta vazhduar dialogun ‘me të moçmen’ por diskutim për formatin dhe ecurinë e bisedimeve për dialogun e ardhshëm” u shpreh ai.
“Për këtë format do të jemi të përgatitur por nuk jemi në atë fazë. Nuk është takim i dialogut prandaj nuk është mirë që të nxjerrim platformë dhe strategji. Nuk mbaj përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve. Do të ketë dialog të ardhshëm, jo vazhdim të dialogut”, tha Kurti. /InLajmi/