Është duke u vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku e ka marrë fjalën deputetja e Partisë Demoraktike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, raporton InLajmi.
Deliu – Kodra gjatë fjalimit të saj ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë për menaxhimin e situatës së arsimit gjatë pandemisë.
Deputetja e PDK-së e ka kundërshtuar vendimin e MASHTI-t për mësim plotësues ku edhe e ka quajtur vendim skandaloz.
“Këtë refuzim kryeministri e ka bërë vetëm për fushatën e tij në Shqipëri. Gjendja është e rëndë dhe i vetmi vendim është vendimi për organizimin e mësimit plotësues dhe ky vendim është skandaloz pasi që nuk ka të dhënë”.
“Ai keni pyetur shkollat e mesme dhe që 15 muaj nga pandemie kjo Qeveri po sillet sikur në fillim të saj dhe nuk duhet ta sjellin një plan kombëtar për arsimin”.
“Qeveria ka dështuar që të ofrojë mundësi që arsimi të jetë cilësor”, tha Deliu-Kodra. /InLajmi/