Lëvizja Vetëvendosje ka pritshmëri të larta për zgjedhjet lokale të këtij viti duke thënë se edhe zgjedhjet lokale do ti fitojë si zgjedhjet qendrore, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook nga kjo parti kanë përmendur fitoren në Podujevë, si dhe rezultatin në zgjedhjet qendrore.
Tutje nga kjo parti kanë thënë se janë duke shkuar drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do të marrë formen e plotë.
Postimi i plotë tij:
Qytetarët dhe vendi ynë presin një ndryshim të madh në nivelin lokal, ashtu si edhe në nivelin qendror. Fitorja mbi 50% e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet lokale në Podujevë paralajmëroi fitoren dhe mandatin e fuqishëm tonë në zgjedhjet qendrore të mbajtura me 14 shkurt. E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës. Po shkojmë drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë, për shkak se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë. Në këtë kuptim, qëndrimi që kryetari ynë, Kurti, paraqiti në presidencë ishte që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt e ato të mbahen sa më parë. /InLajmi/