Policia e Kosovës ka njoftuar në Suharekë një nxënës i mitur ka raportuar në Polici së është keq trajtuar nga drejtori i shkollës, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se është informuar nga viktima dhe se ngjrja ka ndodhur në objektin e shkollës.
Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervisitimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Suharekë 01.06.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /InLajmi/
