Ka ndërruar jetë nëna e 5 deshmorëve të Kosovës, Zoje Prendi djemët e të cilët u vranë në luftën e fundit në Masakren e Mejës, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur nga Eduard Frrokaj i cili ka shkruar se i është shuar portreti i poezisë së tij.
Zoje Prendi ishte nëna e 5 deshorëve Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin që të 5-tit ranë në masakren e Mejës.
Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot qenka shuar Zoje Prendi ,nëna që ia fali Kosovës 5 djem të vrarë në masakren e Mejes, Viktorin ,Sokolin,Markun ,Robertin dhe Gjergjin,qenka shuar portreti i poezisë sime ” Rrëfimi për një nënë ” botuar në antologjinë ” Dritë mbi plagë”.Kjo kroniste e rënies tragjike të Gjakovës. Foto e nënës Zoje Prendi është në muzeun e kujtesës në Prishtinë ,kujtimi për të nuk vdes sot dhe këtu! /InLajmi/






















