Nëna e 5 dëshmorëve, Zoje Prendi ka vdekur sot, përcjell InLajmi.
Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë.

Për vdekjen e Zoje Prendit ka shprehur ngushëllim kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Cili ka thënë se Barbarët ia vranë Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Zoje Prendit, nënë e pesë djemve të vrarë në masakrën e Mejës dhe Korenicës.
Barbarët ia vranë Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin, e nga sot, nënë Zoja i bashkohet atyre në botën e përtejme, pas më shumë se dy dekada dhimbje e vuajtje.
Shteti serb, përmes gjenocidit në Kosovë, ka lënë shumë nëna pa fëmijë, me fajin e vetëm se ishin shqiptarë. Shumë nga to edhe më tutje nuk ndajnë shikimin kah dera e oborrit në pritje të atyre, për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.
Ngushëllime familjes Prendi!
Nëna Zoje u prehtë në paqe!
RH /InLajmi/





















