Faluri i Republikës së Kosovës ka arritur që të ngrihet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare në Facebook e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ku kanë thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.
Ndër të tjera kanë shkruar se FSK ka falënderuar Ushtrinë e Shteteve të Bashakuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-së.
Postimi i plotë i FSK-së:
Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve).
Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët. /InLajmi/