Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj gjeti përkrahje edhe nga të rinjët e kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Haradinaj sot ka takuar Dritin, një student i shkëlqyeshëm në Fakultetin Filozofik me të cilin kanë diskutuar për nevojat që kanë studentet.
Ai shtoi se në rast se e merr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr kryeqytetin, studentet do të kenë mbështetje të parezervë. Do të insistoj në uljen e tarifës semestrale dhe rritjen e hapësirës për aktivitetet studentore, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Me Dritin, studentin e shkëlqyeshëm të Fakultetit Filozofik!

Në rast se marr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr Kryeqytetin, studentët do të kenë mbështetje të parezervë. Do të insistoj në uljen e tarifës semestrale dhe rritjen e hapësirës për aktivitetet studentore. Takimet me studentët do të jenë të rregullta, në mënyrë që t’i trajtojmë bashkërisht problemet me të cilat ballafaqohen.
Përkrahja për studentët nuk do të mungojë!
Faleminderit për përkrahje Drit! /InLajmi/