Një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit. Zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë një e moshuar, e cila ka vdekur si pasojë e djegieve që ka marrë, përcjell InLajmi.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren 31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.