Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar personelin e institucioneve shëndetësore të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid që të paraqiten për të marrë dozën e 2të, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook ku kanë treguar se vaksinimi do të bëhet sipas termineve të caktuara në sallën “1 Tetori”.
Postimi i plotë i MSH-së:
Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.
Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!
https://msh.rks-gov.net/…/njoftim-rreth-vaksinimit…/ /InLajmi/