Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka pranuar nga Komisioni Evropian 50 milionë euro, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Murati përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se këto mjete do të na ndihmojnë në përballje me luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme.
Postimi i plotë i tij:
Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e 2-të prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare.
Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme. /InLajmi/