Policia e Kosovës ka njoftuar se një pompë derivatësh është kapluar nga zjarri në Deçan, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit relevante si dhe zjarrëfikësit.
Sipas Gashit nuk ka të lënduar por vetëm disa dëme materiale.
“Rreth orës 14:47 në një qendër karborantesh në Deçan është kapuar nga zjarri. Me njëherë në vendin e ngjarjes janë dalë të gjitha njësit relevante si dhe zjarrëfiksit. Zjarri është lokalizuar nga zjarrëfiksit, dëmë material ka, por jo edhe të lënduar. Hetimet janë duke vazhduar nga hetuesit e stacionit policor, në vend shiqimit është dalur edhe eksperti i zjarrit”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/