Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Drejtorat e Komunës kanë vendosur që nga data 1 qershor deri me datën 1 shtator 2021 oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i Muzeut të Qytetit të jenë në dispozicion të diasporës vushtrriase, përcjell InLajmi.
Ky lajmë është bërë i ditur nga faqja e komunës së Vushtrrisë ku kianë thënë se që 2 vite po i mungonë ardhja e disporës në Vushtrri dhe gjithashtu për ketë verë kanë përgatitur festivalin “Ditët e Diasporës”.
Postimi i plotë i tyre:
Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.
Ka 2 vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë.
Mirësevini! /InLajmi/




















