Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës, një burrë ka raportuar në Polici se nga disa persona të pa njohur i është vjedhur vetura e tij, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë vlera e veturësë nuk dihet dhe se vetura kishte qenë me targa të huaja.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pejë 30.05.2021 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar raporton nga person-a të pa njohur i është vjedhur vetura e tij e llojit Saab me targa të huaja. Nuk dihet vlera e veturës së vjedhur, përderisa rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/