Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit V.K., i cili dyshohet së “ka kryer veprën penale kontrabandimi me emigrantë” në komunën e Suharekës dhe atë të Rahovecit.
Në komunikatë thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, i pandehuri V.K., ka furnizuar me dokumente të rrejshëm të udhëtimi ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, në atë mënyrë që në vazhdimësi nga fillimi i vitit 2021 e deri në maj të 2021”, thuhet në komunikatën e kësaj gjykate, shkruan Insajderi.
Më tej, në njoftimin e dërguar për media thuhet se ai ka mbledhur nga qytetarët një numër të madh të pasaportave qoftë në Komunën e Suharekës pastaj edhe në Komunën e Rahovecit, për t‘i pajisur me viza polake, kroate e holandeze duke iu marrë atyre si shpërblim prej 300.oo, 700.oo, 1,000.oo, e deri në 3,500.oo euro”.