Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 burra nga Prishtina kanë raportuar në Polici se ditën e diele një person rreth orës 14:15 i ka kërcenuar duke i marrë telefonat e tyre mobil, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe rasti ka filluar të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 30.05.2021 – 14:15 . Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës u ka grabitur dy telefona mobil dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar. /InLajmi/