Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakren e familjes Gërxhaliu në 22 vjetorinë e rënies së tyre heroike, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se nga kjo familje kanë rënë 13 antarë, në mesin e tyre fëmijë e të moshuar.
Kreu i AAK-së ka thënë se i zoti i kësaj familje ishte luftëtar i dalluar në Brigadën 142 “Mehë Uka”.
Tutje Haradinaj ka thënë se është detyrim i yni qe të kërkojnë drejtësi për njerëzir që u vranë dhe u masakruan nga pushtuesi.
Postimi i plotë tij:
Njëzetedy vjet nga masakra mbi familjen Gërxhaliu, ku humbën jetën trembëdhjetë antarë, një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, të ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejten e tyre.
Selatini i zoti i shtëpisë, që ra atë ditë në përpjekje për të mbrojtur familjen, ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 142 “Mehë Uka”.
Është detyrim i yni, të kërkojmë drejtësi për njerëzit tanë, që u vranë e u masakruan nga pushtuesi.
I pashuar qoftë kujtimi për ta! RH /InLajmi/