Policia e Ksoovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku ka treguar se në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 16:30 ,në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident, ku janë përfshi 2 automjete. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/