Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott së bashku me ministrën e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci kanë nënshkruar një marrëveshje për për përmirësimin e proceseve të prokurimit publik në fushën e arsimit, përcjell InLajmi.
Sipas Ambasadës në epokën e digjitalizimit, prokurimi i mirë-planifikuar, efikas, transparent dhe i drejtë është jetik për cilësinë dhe përvojën e arsimit, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.
Postimi i ambasadës:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është njëra nga tri target ministritë që do të mbështetet nga projekti ynë i financuar nga #CSF për Forcimin e prokurimit publik në Kosovë, krahas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /InLajmi/