I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndarja e pagesës për personat e prekur me koronavirus kanë qenë, 50 euro për qytetarët nën moshën 65 vjeç dhe 100 për pensionistët.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga koronavirusi për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20.000 qytetarë!
/InLajmi/