Anija e madhe e cila mbërriti nga Kuba, në të cilën ndodheshin 20 persona, është përmbysur pranë ishullit Key West, kurse deri më tani janë shpëtuar 8-të persona
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe10 janë në kërkim pas përmbysjes së një anijeje në ujërat në brigjet e shtetit amerikan Florida.
Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së thanë se një anije e madhe, në të cilën ndodheshin 20 persona, është përmbysur pranë ishullit Key West, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 2 trupa, tetë persona janë shpëtuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dhjetë persona të tjerë.