Artistja e njohur, Miriam Cani, sot feston ditëlindjen dhe mbush 36 vjet, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në Instagram, ndërsa kanë “vërshuar “ urimet për këngëtaren.
Ndryshe këngëtarja Cani nuk është shumë aktive në muzikë por ajo që vlen të theksohet është se po shijon çdo moment me familjen e saj. Kjo gjë vërehet në postimet e shpeshta në rrjetet sociale.
Miriam është e martuar me këngëtarin e njohur Alban Skenderaj, një këngëtar po ashtu mjaft i dashur nga publiku.
/InLajmi/