Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u ka bërë një thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj u kërkoi atyre nxjerrjen e një vendimi për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë pandemisë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar ish-kolegë deputetë,
Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve.
Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë./InLajmi/