• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 1 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ekspertët e arsimit: Nuk është bërë asnjë hulumtim për mësimnxënjen në kohën e pandemisë

V E nga V E
29 May 2021
në KRYESORE
0 0
0
Ekspertët e arsimit: Nuk është bërë asnjë hulumtim për mësimnxënjen në kohën e pandemisë
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter
Ekspertët e arsimit thonë se nuk është bërë asnjë hulumtim apo analizë e thellë për të evidentuar më saktësisht humbjet që i ka pësuar procesi arsimor gjatë periudhës së pandemisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës thotë se pandemia ka lënë arsimin në një gjendje të rënduar dhe pasojat do të jenë shumë të mëdha.

“Vërtetë pasojat më të mëdha për mendimin tim do të jenë jo vetëm në sasinë dhe cilësinë e njohurive të tyre por do të jenë edhe psiko-sociale për shkak se një fëmijë i klasës së parë është shkëput edhe nga shkolla dhe nga shokët dhe shoqet ku aty ndërtohen ato raportet sociale dhe ndërveprimi midis tyre, e kjo do të jetë diçka e pa kompensueshme por megjithatë institucionet dhe shoqëria në përgjithësi duhet të ndërmarrë hapa konkret se si të kompensohet ose rinovohet në këto humbje të cilat janë shkaktuar sidomos tek fëmijët”, tha ai.

Sa i përket orëve shtesë ai tha se është veprim i duhur dhe pozitiv sado që nuk është pritur mirë nga shkollat dhe mësimdhënësit.

“Mendoj që është veprim i duhur, edhe pse ka rezistencë nga mësimdhënësit dhe shkollat që mos të mbahen, ose sindikata kërkon që të paguhen për mësim shtesë, megjithatë unë mendoj që është më mirë të kompensohet diçka se sa aspak fare. Edhe nëse një shkronjë e mëson një nxënës nga ky mësim plotësues atëherë do të ishte sukses, dhe është diçka pozitive” theksoi tutje Potera.

Sipas tij asnjë hulumtim i deritanishëm nuk është bërë lidhur me humbjet mësimore.

“Tash është në trend botëror edhe studimet që janë duke u bërë lidhur me humbjet mësimore, ne nuk e kemi ende një studim. Unë në institut pedagogjik ku aty punoj jemi tash duke planifikuar ku kemi projektuar disa korniza se çfarë do të studiojmë lidhur me humbjet mësimore, sepse duhet të bëhet diçka që të shpëtohet ajo çfarë është më relevante për nxënësit. Shkollat duhet ta bëjnë një analizë të humbjeve dhe po shpresoj që t’i gjejmë se ku janë rezultatet dhe si do të përmbushet ky boshllëk që ka shkaktuar pandemia”.

Tutje, Potera vë në dukje problematikat kryesore që sistemi arsimor ka hasur në shumë problematika si pasojë e pandemisë, duke përfshirë këtu përdorimin e teknologjisë.

“… kështu që pandemia përveç të tjerash ka sheshuar edhe disa probleme tjera që i ka sistemi jonë arsimor. E para që na ka ra në befasi edhe ka dezorganizuar komplet sistemin arsimor, mirëpo ka vë në shesh edhe disa gjëra të cilat nuk i kemi paraparë ne siç është përdorimi i teknologjisë nga mësimdhënësit që ka qenë një sfidë shumë e madhe”.

“Pastaj e dyta ka qenë edhe përdorimi i teknologjisë edhe nga prindërit edhe nga fëmijët, por tash është bërë si prioritet mësimi me teknologji. Problemi më i madh është për ato grupe të cilat kanë qenë të cenuara dhe nuk kanë pasur mundësi të qasen në teknologji”, tha Potera .

Po ashtu, edhe Drejtoresha ekzekutive në “Edutask” dhe njëherit eksperte e arsimit, Bardha Qirezi, tha se ndikimi negativ ka qenë i madh sidomos qasja në mësimin online.

“Pandemia ka sfiduar gjithë botën e më së shumti fëmijët të cilët janë ballafaquar me probleme qoftë në shtëpi ashtu edhe në shkolla, dhe kjo ka shkaktuar ndryshime të mëdha se si ata duhet të sillen dhe mënyrën se si do të mësojnë. Në Kosovë po ashtu ka pasur ndikime të mëdha për shkak të orareve të ndryshme si dhe pamundësive të fëmijëve me u qas në mësimin online kur ka pasur ndërprerje ose mbyllje”

“Ne si problem e shohim kryesisht këtë zbatimin e mësimit online, kur ka pasur ndërprerje për shkak të mungesës së pajisjeve nëpër shtëpi, kjo nuk ka pasur një zbatim të mirë dhe jemi të lumtur që këtë vit akademik do mbahet mësimi fizik, duke ndikuar pozitivisht këtu”, tha Qirezi.

Klasa e parë dhe e dyta janë më të prekurat nga pandemia, thekson Qirezi duke përmendur këtu që gjatë mbylljes këta nxënës kanë mbetur shumë mbrapa në shkrim dhe lexim.

“Klasat një deri në pesë, sidomos klasa e para dhe e dytë. Ne si Edutask kemi pasur përvojë me mësimin plotësues në 20 shkolla në shtatë komuna të Kosovës dhe kemi vërejtur që ata nxënës sidomos të klasës së parë dhe të dytë të cilët kishin mësuar gjatë mbylljes kishin mbetur shumë mbrapa në shkrim dhe lexim dhe në përvetësimin e koncepteve kryesore. Por këtë problem e shohim prapë edhe tash sepse me reduktim të orarit do të ketë prapë vështirësi”.

Reformat në arsim po i sheh si shumë të nevojshme dhe të merren sa më seriozisht që të ndihmohet procesi i arsimit me një angazhim serioz nga të gjithë akterët.

Tags: ArsimiEkspertëtPandemia
Postimi i mëparshëm

Ekipit anglez iu deshën 74 vite të rikthehet në Premierligë

Postimi tjetër

Kate Middleton merr dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusi

Të ngjajshme Postime

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Postimi tjetër
Kate Middleton merr dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusi

Kate Middleton merr dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusi

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

31 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu