Përdorimi i Twitter-it po del goxha sfidues për institucionet e Kosovës.Sidomos, pjesa kur duhet shkruar në gjuhën angleze.
Tani është Ministria e Shëndetësisë, e cila lajmin e cilësuar si Amazing Neës lidhur me blerjen e 1.2 milionë vaksinave, e shoqëron me informatën e gabueshme.
Aty shkruan se “Kosova furnizon me 1.2 milion vaksina në me Pfizerin”.
Gabimi që bie edhe të pjesa se kush është furnizuesi, si edhe te paqartësitë në fjali, është vënë re menjëherë nga komentuesit, përcjell EkonomiaOnline.
Ndërkohë, shumë më i kujdesshëm ka qenë shefi i qeverisë, Albin Kurti. Ai e sqaron shumë mirë se kush është shitësi e kush blerësi në rastin e vaksinave.