Në hyrje të Pejës, konkretisht në hyrjen nga Deçani, sot rreth orës 16:22 ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të 2 veturave, ku si pasojë e kësaj, një person ka merrë lëndime, raporton InLajmi.
Gazetarja e InLajmit sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.
E lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Policia, sipas tij me tu njoftuar menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:22 Policia është njoftuar për një aksident komunikacioni në hyrje të Pejës. Në aksident janë involvuar 2 vetura. Lëndime ka mmrrë një person ndërsa është dërguar menjëherë në Emergjencën e spitalit Rajonal. Nuk mund të flasim tani për tani për shkaktarin e aksidentit, moshën apo detaje të tjera pasi ekipet e hetuesve policor janë duke e bërë punën e tyre”, tha Gashi. /InLajmi/