Për dallim nga viti 2020, këtë vit është mbajtur ceremonia vjetore e “iHeartRadio Music Awards 2021”.
Në këtë ceremoni nuk mungoi as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori dhe u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori: Ariana Grande, Billie
Pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ia dhuroi çmimin e ‘Artistes së Vitit’ këngëtares Lipa.
Evenimenti edhe kësaj radhe u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërsa kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me koronavirus, përcjell Gazeta Express.
The Ëeeknd, Ariana Grande, Bruno Mars, Dan+Shay – ishin vetëm prej disa artistëve që dhuruan performanca të mahnitshme.