Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, thotë se Haxhi Avdyli pret që do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit
Shala thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur me qeverisjen e Mytaher Haskukës dhe se është e vetmja mënyrë që partia e Kurtit të vazhdojë qeverisjen në Prizren, do ta garojnë Haxhi Avdylin, shkruan Kanal 10.
Në anën tjetër, Shala, nuk pret që Lëvizja Vetëvendosje do të mund të fitojë më shumë de 30% të komunave në të cilat do të garojnë. Madje, shprehet se as për këtë përqindje nuk është i sigurt, përcjell Gazeta Blic
“Dallojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjithshme. Në këtë rast nuk pres që Lëvizja Vetëvendosje do të mund t’i fitojë më shumë se 30% të komunave. Madje as për këtë nuk jam i sigurt”, tha Shala.