Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur 2 këmbësore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në rrugën Vicianumi në Prishtinë, dhe pas kësaj i dyshuari është larguar në vendi i ngjarjes, përcjell InLajmi.
Gjatë ikjes së tij ka shkaktuar edhe 2 aksidente të tjera duke lënë veturen e tij dhe duke ikur nga vendi i ngjajes.
Ndër të tjera i dyshuari kishte paraqitur në Polici se vetura e tij është vjedhur, mirëpo gjatë ditës së enjte ishte paraqitur në Polici dhe ka pranuar që ka feshur rastin.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Rr. Vicianumi ,Prishtinë, 26.05.2021-18:10.Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje. /InLajmi/