Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të mitur rreth orës 14:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë janë përleshur fizikisht, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmin nga zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se në përleshje dhe një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën se lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/