Nga nesër, restorantet dhe kafenetë mund të punojnë një orë më gjatë – deri në mesnatë, dhe muzika e drejtpërdrejtë në tarracat dhe kopshtet e restoranteve lejohet deri në ora 23:00.
Masat e reja lejojnë gjithashtu punën e parqeve, tha Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.
Nga nesër, tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen në Malin e Zi, me praninë e deri në 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), përcjell EkonomiaOnline.
Nga nesër, prania e audiencës në ngjarjet sportive do të lejohet, ku kapaciteti do të jetë 10 % të ulëseve dhe me kusht që të ketë të paktën një vend të lirë midis spektatorëve.