Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se rreht 26 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë në 156 qendra të testimit në të gjithë vendin, përcjell InLajmi.
Sipas MASHTI-it për këtë proces janë angazhuar 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues dhe ka filluar në ora 10:00.
Sipas informatave të para e Komisioneve, çdo gjë ka shkruar sipas planit dinamik të punës.
Postimi i plotë i MASHTI:
𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐓𝐞𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐚
Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.
Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi.
Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit.
Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.
MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e Testit të Arritshmërisë, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
Testimi i nxënësve të klasave të nënta ka për qëllim që të bëj orientimin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme të larta.
Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 7 qershor. /InLajmi/