Massimiliano Allegri (53-vjeçari) zyrtarisht është rikthyer në stolin e skuadrës italiane, Juventus.
Sot gjatë ditës, Juve njoftoi publikun për shkarkimin e Andrea Pirlos – i cili mezi çoi ekipin në garat e UEFA-s
Allegri do të firmos kontratë deri në qershor të vitit 2025, transmeton IndeksOnline.
Max ishte shkarkuar nga Juve më 17 maj 2019. Gjatë atyre viteve, Allegri kishte fituar me Juven pesë tituj të Serie A, katër tituj të Coppa Italia dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.