Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid.
Gazetari italian, Fabrizio Romano shkruan se trajneri francez 44-vjeçar, ka vendosur të largohet nga klubi madrilen me efekt të menjëhershëm,
Zidane dështoi të fitonte trofe me Real Madrid këtë sezon. Ai e mbylli sezonin e La Ligas në pozitën e 2-të, përcjell Reporteri.net.
Kurse në UEFA Champions League, u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale.