Paris Saint-Germain thuhet se i është drejtuar Milanit me një ofertë për Theo Hernandez, por ata janë larg një marrëveshje.
Interesimi i tyre për mbrojtësin e majtë është bërë i ditur për më shumë se një vit, me Rossonerët që e blenë atë nga Real Madrid për 21.5 milionë euro në verën e 2019-së.
Vlera e tij e transferimit është pothuajse trefishuar falë 8 golave dhe 8 asistimeve në 45 ndeshje konkurruese këtë sezon, shkruan 90 Plus.
PSG ka negociuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa kjo u konfirmua nga gazetari i Bild, Christian Falk, përcjell Indeksonline
Por, thuhet se 23-vjeçari po negocion me me Milanin për rritje page.