Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare te Sigurimit Sami Mazreku është takuar me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Industrisë së sigurimeve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sami Mazreku në fjalën e tij njoftoi pjesëmarrësit lidhur me sfidat e industrise së sigurimeve në vitet e kaluara, sic janë trajtimi i legjislacionit tatimor për Tatuarjen e te Ardhurave te Korporatave dhe atij për Kryqin e Kuq të Kosovës, të cilat në të kaluaren kanë trajtuar në mënyrë diskriminuese industrinë e sigurimeve.

Mazreku tha se Byroja Kosovare e Sigurimit mbetet e përkushtuar në dhënien e kontributit maksimal për zhivillimin e industrisë së sigurimeve më tutje, në procesin e pranimit te Asistences Teknike nga programi FSAP i Bankes Boterore./InLajmi/





















