Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur dënimin e vrasit të Donjetës Pajazitaj, Naser Pajazitaj, përcjell InLajmi.
Naser Pajazitaj është dënuar me burg të përjetshëm dhe ndaj kësaj RRGK ka shkruar se kërkon që dhuna ndaj grave të luftohet pa kompromis.
Ndër të tjera ka thënë se vendimet e tilla sjellin një fije shpres se dhuna dhe vrasja e grave dënohet.
Postimi i plotë i RRGK-së:
RRGK mirëpret dënimin e Pajazitajt, kërkon që dhuna ndaj grave të luftohet pa kompromis
Duke qenë dëshmitarë se kohën e fundit janë bërë publike një numër tejet shqetësues i rasteve të dhunës fizike dhe seksuale ndaj grave, vendime të tilla, si ky sot, sjellin një fije shprese se dhuna dhe vrasjet e grave dënohen, pa kompromis e pa asnjë arsyetim të vetëm.
Lexo kumtesën e plotë në linkun e mëposhtëm. /InLajmi/