Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se se si pasojë e reshjeve të shiut ka akvitizuar Shtabin Emergjent i cili ka dalë menjëherë në terren, përcjell InLajmi.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, Haziri përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ka pasur dëme në 2 fshatra.
“Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kam aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren. Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar 4 ura dhe muri i një shtëpie”, ka thënë ai.
Haziri ka pasur edhe një kërkesë për qytetarët e asaj pjesë në rast të përkeqësimit të situatës.
“Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, shtoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kam aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.
Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar 4 ura dhe muri i një shtëpie.
Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193./InLajmi/