• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Qytetarët: Pandemia ka ndikuar në rritjen e çmimeve të vizave

J G nga J G
27 May 2021
në Kosovë
0 0
0
Qytetarët: Pandemia ka ndikuar në rritjen e çmimeve të vizave
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Adelina Kryeziu nga Rahoveci, ka aplikuar për të marrë vizën e shtetit të Sllovenisë për të udhëtuar drejt atij vendi me qëllim të bashkimit me bashkëshortin e saj që jeton atje. Shteti slloven, siç thotë ajo, ia ka lëshuar vizën për hyrje në atë vend, por sipas saj, shërbimet për aplikim dhe rregullimi i dokumenteve të nevojshme për udhëtim i kanë kushtuar mjaft.

“Shërbimet, duke përfshirë edhe dokumentet që kemi rregulluar, vulat apostile, përkthimet, diku rreth 150 euro më janë bërë. Mandej e kemi pasur pagesën për shenjat e gishtërinjve, që më ka kushtuar 20 euro dhe sot do të bëj pagesën prej 6 euro për tërheqjen e vizës. Unë e kam (vizën) për bashkim familjar. Do të thotë e kam bashkëshortin atje dhe duhet të shkoj edhe unë. Nëse e marrim parasysh që unë jam e papunë, mundësitë i kam pasur zero për t’i kryer pagesat. Por, të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar bashkëshorti”, tha Kryeziu.

Bazuar në informacionet e pasqyruara në faqet e internetit të shumicës së ambasadave në Prishtinë, të vendeve që i takojnë zonës Shengenit, që nga shkurti i vitit të kaluar, sigurimi i vizës Shengen për qytetarët e Kosovës është shtrenjtuar prej 60 në 80 euro.

Shtrenjtimi i sigurimeve

Bashkim Hashani, përfaqësues i kompanisë së sigurimeve Elsing, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe çmimet e sigurimeve që kërkohen për marrjen e vizave, janë ngritur. Sipas tij, një sigurim njëmujor ka qenë 20 euro dhe tash është 25. Çmimi për një sigurim për 90 ditë ka qenë 60 deri 65 euro, ndërkaq tash është 75 euro.

“Nëse shkojmë me sigurim njëmujor, aplikacioni dhe fotografitë, këto të tria bëjnë 35 euro. Nëse ka për të përkthyer diçka – varet prej dokumentit se çka është – një faqe është 10 euro. Nëse ka më shumë faqe, atëherë ngrihet çmimi. Në qoftë se e llogaritim edhe aplikimin brenda ambasadës, ky aplikim është 100 euro. Në të gjitha ambasadat është linear (çmimi). Kështu që minimum janë 150 euro shpenzime. Në kushtet tona janë tepër shumë. Me një pagë mesatare prej 200 deri 250 euro, duhet të llogaritësh që mos të hash dhe mos të pish fare. Kjo është tmerr”, tha Elshani.

Shërbimet për aplikim, rreth 100 euro

Gazmend Rama nga Fushë Kosova, ka aplikuar për vizë punë, po ashtu në Ambasadën e Sllovenisë. Shërbimet për aplikim për marrjen e vizës është duke i bërë në Qendrën për aplikim për viza VFS Global, e cila ofron shërbimet për vizë për Slloveni, Kroaci, Norvegji, Austri, Finland, Suedi…Pagesa e përdorimit të shërbimeve të kësaj qendre është 27 euro.

Rama vlerëson se për të arritur deri te viza dhe deri tek udhëtimi për në shtetin slloven, shpenzohet një pagë mesatare e Kosovës.

“Nevojiten diku 200 deri 250 euro për t’u nisur dhe për të arritur atje. Pra, për dokumente dhe për rrugë. Nëse nuk e lëshojën vizën, 200 euro shkojnë kot”, thotë Rama.

Shërbimet shtesë rrisin shumën e shpenzimeve

Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve Elsing, Bashkim Hashani, thotë se vizat e punës kërkojnë më tepër shërbime, por edhe vërtetime dokumentesh.

“Ndryshimi i vetëm te dokumentacioni për vizë pune, qëndron në atë se duhet të bëhet vërtetimi i disa dokumenteve tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme (të Kosovës). Pra, vërtetimin e gjykatës, vërtetimin e policisë, trustin pensional. Të gjitha këto duhet patjetër të vulosen (me vulën apostile) edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aty, çdo vulosje e dokumenteve kushton nga 10 euro, plus provizioni i bankës 1 euro. Do të thotë 11 euro për një dokument. Ato patjetër duhet edhe të përkthehen dhe çdo dokument (i përkthyer) kushton nga 10 euro. Për një vizitë pune, nëse shkon me procedurë të rregullt, atëherë bëhet afërsisht 200 euro”, tregon Hashani.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë ato të zonës Shengen, të cilat janë në Kosovë, vazhdojnë të japin viza udhëtimi drejt atyre vendeve për shumicën e kategorive, përveç udhëtimeve për turizëm. Ngjashëm është edhe me Ambasadën e Gjermanisë, vend ky në të cilin jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës.

Bazuar në informatat e pasqyruara në faqen e internetit të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, vizat për të udhëtuar në këtë shtet lëshohen për qytetarët e Kosovës që synojnë bashkimin familjar, për biznes, viza për studentë, si dhe për raste të caktuara urgjente. Por, viza turistike, aktualisht nuk lëshohen nga Ambasada Gjermane dhe as nga shumica e ambasadave të vendeve të BE-së në Prishtinë.

Por, përjashtim bën Ambasada e Kroacisë, e cila jep viza për turizëm, por që ky vend i BE-së nuk është pjesë e zonës Shengen.

Për vizë kanë aplikuar 5 anëtarë të familjes së një qytetari të Prishtinës, i cili u prezantua me inicialet D.K. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se për në Kroaci kanë udhëtuar edhe më parë, por nuk u janë dashur shërbimet e agjencive për aplikim për vizë, për shkak se vizat ishin siguruar përmes agjencive turistike me të cilat ka udhëtuar.

Por, që nga shpallja e pandemisë, sipas tij, vizat kushtojnë më shtrenjtë. Vetëm shërbimet për një person, për aplikim për viza në VFS Global, sipas tij i ka kushtuar 99 euro. Për pesë anëtarë të familjes së tij, këto shërbime i kanë kushtuar 495 euro.

“Plus dokumentacioni shtesë që duhet rregulluar në qytetin ku jeton. Ta zëmë, nëse jeton në Prishtinë, të duhen edhe dokumentet nga banka, nga ATK-ja, certifikatat e lindjes. Me gjithë shërbimet e agjencisë, plus edhe diku 100 euro të tjera”, theksoi ky qytetar nga Prishtina.

Këto shuma të parave që qytetarët e Kosovës shpenzojnë për shërbimet për aplikim për viza për të udhëtuar në vendet e BE-së, nuk llogariten shpenzimet e garancive që të afërmit i sigurojnë në shtete përkatëse.

Ndryshe, paga mesatare neto te shumica e punonjësve në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së, është mes 400 deri 500 euro në muaj.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk është miratuar ende liberalizimin e vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian.

Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda.

Tags: PandemiaQytetarëtVizat
Postimi i mëparshëm

Flasin familjarët e Donjeta Pajazitaj, pasi që vrasësi i saj u dënua me burgim të përjetshëm

Postimi tjetër

Nëna e Donjeta Pajazitaj: Naseri e vrau vajzën tonë dhe erdhi në varrim

Të ngjajshme Postime

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit
Kosovë

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Kosovë

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026
Ndërrimi i motmoteve: 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga plumat qorrë
Kosovë

Ndërrimi i motmoteve: 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga plumat qorrë

1 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Mbi 100 aksidente në natën e ndërrimit të motmoteve në Kosovë

1 January 2026
Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit
Kosovë

Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit

1 January 2026
Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim
Kosovë

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Postimi tjetër
Nëna e Donjeta Pajazitaj: Naseri e vrau vajzën tonë dhe erdhi në varrim

Nëna e Donjeta Pajazitaj: Naseri e vrau vajzën tonë dhe erdhi në varrim

Lajmet e fundit

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

1 January 2026
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu