Deputetja e Partisë Demokratike të Ksoovës, Eliza Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit ka thënë se qe 20 vjet e kanë shkatrruar këtë vend, përcjell InLajmi.

Me një status në Facebook Hoxha ka shkruar disa nga të arriturat e Kosovës, ku ka thënë se Kurti këto i quanë shkatrrim.

Ndër të arriturat e Kosovës, Hoxha ka cekur shpallejn e Pavarësisë të Kosovës në vitin 2008, rritja e pagave në arsim gjatë mandatit të PDK-së, pranimi në UEFA, pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian etj.
Ndër të tjera deputetja e PDK-së ka shkruar se opozita nuk ka faj nëse partia në pushtet nuk ka vision.
Postimi i plotë i saj:
“Qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend” konstatoi (jo për herë të parë) kryeministri Kurti
Nëse sipas tij shkatërrim quajmë:
- KOSOVA është shpallur shtet në 2008
- Fal këtij fakti studentët e Kosovës kanë qasje në programet Erasmus, DAAD, e plot mundësi tjera bursash për avansim në top universitetet e botës.
- E njejta vlenë për bashkëpunimet ndër universitare.
- Rritja e pagave në sektorin e arsimit 2 herë gjatë mandatit të PDK-së
- Infrastruktura rrugore në zhvillim, më e mira në rajon
- Kosova pjesë e UEFA e mekanizmave të tjerë
- Kosova pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian
- Kosova pjesë e akademisë Evropiane të Filmit
- Kosova ka plotësuar kushtet per liberalizim që moti e trazirat tuaja rreth demarkacionit e ndihmuan humbjen e momentumit.
- Lista është e gjatë……..e ma e rëndësishmja është liria që e kemi dhe mundësia me e përmirësu e me e përparu veten dhe shtetin tonë përditë.
A ka mundur të bëhet më shumë? Ndoshta po.
A ka mundur të bëhet më mirë? Ndoshta po.
A ka pasur gabime? Ndoshta po, ai që punon edhe gabon…
POR, nëse ka një shkatërrim që është më i dëmshmi në KOSOVË është mbjellja e urrejtjes, verbëria kolektive që keni ushqyer se para 20 vitesh KOSOVA ka qenë ma mirë se sot, është KORRUPCIONI MENTAL që ju e keni ngulitur tek të rinjët sidomos, se KOSOVA e deri-djeshme nuk ia vlenë dhe duhet të nisë me juve kryeministër – Tabula Rasa – nga e para.
Opozita nuk ju ka faj nëse ju nuk keni as VISION e as njerëz mjaftueshëm kredibil për të qeverisur…..sepse jeni mësu me zhurmë, llafe e akte vandale veç me helmu e me shkatërru këtë vend.
RECIPROCITETI, a naj sen’… /InLajmi/




















