Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka thënë se partia e tij duhet të hyjë në një process reformues të pakthyeshëm në të gjitha nivelet, përcjell InLajmi.
Tutje, sipas tij në këtë situatë nuk është e lehtë sepse për herë të parë LDK-ja e ka humbjen historike dhe është hera e parë që e majta ideologjike e ka marrë besimin e popullit.
“LDK duhet të zhvishet nga enklavat politike, në kuptimin e kërkimit të shpëtimtarëve politikë. Ne do të luftojmë që t’i rikthejmë bastionet tona, por fitorja në Komunat ku kemi qenë edhe më herë fitues, domethënë fitore e betejave të vogla”, tha Haziri përmes një postimi në Facebook.
Po ashtu ai tha se LDK duhet ta ruaj atributin e partisë urbane, duhet shtrihet fuqishëm në kuptimin e ndikimit të madh dhe të rikthehet kultura elitare politike.
“Fatkeqësisht, partitë tona janë ‘fabrika të llafeve’, ku vazhdimisht kërkohet fajtori për ta ‘gozhduar’. Kjo kulturë e të bërit me gisht duhet të largohet dhe të ndërtohet një logjikë uniteti. Jam i bindur se nëse punojmë me unitet, LDK do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
