Këngëtari me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj i cili përfaqësoi Zvicren në Eurovision 2021dhe përfundoi në vendin e 3-të ka shkruar një status për natën finale të këtij festivali, transmetoi InLajmi.
Sipas tij mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur dhe se doli i pari me vota të juruis ndërsa i 3-ti me votat e përgjithshme.
Ndër të tjera Gjoni ka falenderuar të gjithë për përkrahjen dhe që është shumë mirënjohës.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës. /InLajmi/