Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media, ku ka treguar se deri në ora 12:00 të ditës janë vaksinuar 400 qytetar mbi moshën 65 vjeçare, raporton InLajmi.

Ndër të tjera Bardhi ka bërë të ditur se që nga fillimi i vaksinimi me vaksinën anti-Covid në Kosovë janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë.

“Totali për sot deri tani është 400 vaksinime. Ndërsa totali në nivel vendi prej 29.03.2021 janë vaksinuar 60 mijë e 730”, u shpreh Bardhi.
Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç. /InLajmi/




















