Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Akencës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për asamble të Prishtinës, sportisti i karatës Orges Arifi, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Arifi është kampion i cili ka zënë vendin e 3-të, duke i sjellur Kosovës medaljen e parë evropiane në karate.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se së bashku me Orgesin problemet me të cilat ballafaqohen sportistët në kryeqytet, do marrin vëmëndjen e merituar.
Postimi i plotë i tij:
Sot na u bashkua në garën për Prishtinën edhe kampioni Orges Arifi!
Në listën e Aleancës për kryeqytetin, do të jetë edhe Orges Arifi.
Orgesi i cili rrjedh nga një familje e respektuar, njihet si sportist i dalluar në diciplinën e karatesë. I njëjti ka arritur majat e suksesit në garat ndërkombëtare. Me triumfet e tij, i ka sjellur Kosovës medaljen e parë evropiane duke u renditur si i 3-ti në kategorinë U-21.
Me Orgesin në ekipin e Aleancës për Prishtinën, problemet me të cilat ballafaqohen sportistët në kryeqytet, do marrin vëmendjen e merituar.
Suksese Orges e na priftë e mbara! /InLajmi/