Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mabjtur takim me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, ku është vendosur që nga 15 qershori të hapen sallat e dasmave, raporton InLajmi.
Në këtë takim është dakorduar që paraprakisht të punohet në përpilimin e një manuali për ruajtjen e shëndetit publik gjatë mbajtjes së ahengjeve.


Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva, ka thënë se takimi ishte i frytshëm dhe se të premten Qeveria do të merr vendim për këtë sektor.
“Mund të konkludojmë që takimi ke shumë konstruktiv dhe shumë i frytshëm”.
“Të premten do të merret vendim nga Qeveria”.
Ndër të tjera, Afrim Muqiqi, përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë, ka thënë se çfarë do kërkesë të ministrisë do ta pranojnë.
“Pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda, më në fund kërkesat tona u realizuan, 15 qershor të fillojnë dasmat. Deri në datën 15 do të punohet në manual për sallat e dasmave, për klubet e natës, pishinat. Është lajm i mirë për të gjithë diasporën. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionist e të grupit punues.
“Është e pranueshme për ne që të mos punojmë deri në ora 2 të mëngjesit, apo të ketë 500 njerëz”./InLajmi/




















